Gruevski: Zgjedhjet më 5 qershor do të mbahen

08.04.2016 11:57

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë prononcimit të tij të djeshëm tha se zgjedhje do të ketë më 5 qershor, kjo për të dhe partinë e tij do të thotë dalje nga kriza politike...

Megjithatë, ai u shpreh se “vendi ka nevojë për një opozitë konskruktive dhe të denjë, e jo si ajo e Zoran Zaevit”.
 
Sipas Gruevskit, vendi nuk mund të presë më. “Zgjedhje patjetër të ketë dhe do të ketë. Kushte për zgjedhje ka dhe zgjedhjet do të mbahen”. 
 
Edhe partia shqiptare në pushtet konsideron se alternativa e vetme për dalje nga kjo krizë është mbajtja e zgjedhjeve më datën 5 qershor.