Arbër Ademi e mori detyrën në dikasterin për eurointegrime nga Fatmir Besimi
Zëvendëskryeminitri i sapoemëruar për eurointegrime Arbër Ademi sot edhe zyrtarisht e mori detyrën nga paraardhësi i tij Fatmir Besimi...

Siç thuhet në kumtesë, Besimi në dorëzimpranim e njoftoi Ademin me projektet e ardhshme të Sekretariatit, si dhe me fushëveprimin e punës dhe i dëshiroi të vazhdim të suksesshëm në rrugën drejt integrimeve evropiane të vendit, duke theksuar nevojën e vazhdimësisë në punën për realizimin e qëllimeve strategjike në këtë fushë.
Zëvendëskryeministri Ademi është doktor i shkencave juridike në fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ka përvojë të pasur shkencore dhe është i angazhuar në fushën e drejtësisë, pas tij qëndron një numër i madh i pjesëmarrjeve në konferenca ndërkombëtare si dhe numër i madh i punimeve shkencore të botuara në revista shkencore ndërkombëtare. (mia.mk)
