Zyrtare: Fury – Klitschko me 9 maj në Manchester

08.04.2016 14:57

Tashmë është zyrtare: Sfida e revanshit mes Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko do të zhvillohet më 9 korrik në Manchester...

Pas një kalvari të gjatë, palët kanë rënë dakord për vendin dhe datën e zhvillimit të duelit të dytë mes tyre. Përballja do të zhvillohet në “shtëpinë” e boksierit britanik, kampion i botës në peshat e rënda në kategoritë WBA e WBO. Dueli do të zhvillohet dy ditë para finales së Europianit të futbollit dhe pritet të dhurojë po kaq emocione dhe rivalitet sa dhe sfida e parë.

Dy boksierët zhvilluan sfidën e parë mes tyrë në nëntor të vitit të kaluar në Duseldorf, aty ku Fury fitoi sfidën me vendim unanim të gjyqtarëve. Por, sipas kontratës që kishin firmosur paraprakisht palët, në rast se Klitschko do të humbiste do të zhvillonte revansh me Fury. Dhe palët zbatuan marëveshjen. Revanshi do të zhvillohet 8 muaj pas sfidës së parë mes dy boksierëve dhe ajo do të jetë e vlefshme për titujt kampionë bote.

Por nëse është zyrtarizuar qyteti, Manchester, ende nuk është vendosur për stadiumin se ku do të zhvillohet sfida. Tri janë opsionet: “Old Traford”, me një kapacitet prej 75 mijë vendesh, “Etihad Stadium”, me një kapacitet prej 55 mijë vendesh ose “Manchester Arena”, me një kapacitet prej 21 mijë vendesh. Palët pritet që të konfirmojnë vendin së shpejti, ndoshta edhe sot pasdite, kur ët zhvillohet konferenca e shtypit.