Golden State “hakmerret” ndaj Spurs, Chicago jashtë play off
Kampionët e Golden State arritën sot fitoren e 70-të në kampionat, duke munduer 112-101 San Antonion dhe hakmarrë për humbjen e një muaji më parë...

Warriors bëhen skuadra e dytë në historinë e NBA-së që arrijnë kuotën e 70 fitoreve (9 humbje), duke qenë pranë rekordit të Bulls (72/10). Në takimin e luajtur dje, një tjetër mbrëmje e mirë e Stephen Curry, që realizoi 27 pikë, mbështetur nga Barnes me 21 pikë, ndërsa 23 pikët e Leonard për miqtë mbetën për statistikë. Tashmë këto dy ekipe duket se mendojnë që tani për sfidat finale të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke qenë protagonist këtë sezon.
Chicago rrezikon gjithnjë e më shumë një vend në play off, madje vetëm matematika e mban ende në lojë skuadrën e Bulls, që thuajse janë të eliminuar. Edhe dje Chicago u mund, 106-98 nga Miami, ndeshje e komanduar nga skuadra e nga Florida, që pati epërsi në fushë në çdo moment. Plot 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Wade me 21 pikë, ndërsa për Bullsa nuk mjaftuan 46 pikët e dyshes Butler-Gasol.
Fiton edhe Phoenix, 124-115 ndaj Houston, ndeshje spektakolare mes dy ekipeve. Teletovic realizoi 26 pikë për vendasit, ndërsa Tucker e mbylli më 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Harden për miqtë. Pavarësisht humbjes 87-95 nga Atlanta, ekipi i Torontos ruan vendin e dytë në Lindje.