Ekspozitë kushtuar “Nënës Terezë” në Hamburg

08.04.2016 15:01

Prej sot në Gallery Mytoro, Hamburg hapet ekspozita: „The Year of The White Spirit“ ( Viti i shpirtit të bardhë) e artistit me prejardhje shqiptare, Mentor A. Ejupi Toro...

Ekspozita i dedikohet të Nënë Terezës. Artisti kombinon dhe ndërthur dy pikëpamje vizuale: atë të Nënë Terezës, ku bota mbarë e njeh dhe konkretisht në shaminë karakteristike të saj në ngjyrën bardhë dhe blu. Këndvështrimi tjetër është ashtu si autori e sheh edhe e ndjen figurën e te madhes Nënë Tereza. Duke filluar nga Popart e deri tek abstraktja.

Ekspozita në fjalë hapet për të gjithë vizitorët ditën e premte datë 08.04.2016 në orën 19:00 në Harburg të Gjermanisë, Lüneburger Strasse 4, 21073. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10.04.2016.