Show Biz

Anne Hathway bëhet nënë për herë të parë

08.04.2016 15:16

Anne Hathway është bërë nënë për here të parë. Aktorja solli në jetë djalin e quajtur Jonathan Rosebanks Shulman...

I vogli lindi më 24 Mars në Los Angelos, ndërsa lajmi është konfirmuar vetëm pak ore më parë nga televizioni E!
 
Një burim tha: “Vogëlushi është shumë i shëndetshëm dhe është i rrethuar nga familjarët e miqtë në Los Angelos. Anne dhe Adam janë shumë të lumtur që më në fund janë berë prindër, e premtojnë se do të jenë të përkushtuar ndaj tij.”
 
Pranë aktores mësohet të jenë ndodhur edhe dy miqtë e saj më të mire, aktori Matthew McCounaghey dhe bashkëshortja Camila Alves.