Maqedoni
Debati për mjekësinë, sektori joqeveritar dëgjon ofertat e politikës
08.04.2016 15:32
Shoqatat joqeveritare diskutuan sot me përfaqësuesit e partive politike rreth ndryshimeve ligjore në sektorin e shëndetësisë...

Përfaqësuesit politik shpalosën projektet mbi ndryshimet në sektorin shëndetësor.
“Duam t’u ndihmojmë të gjithë qytetarëve që kanë të ardhura të ulëta, puna e dytë që do të bëjmë ne si LSDM është të shfuqizojmë Ligjin aktual për abort, duam ta kthejmë të drejtën e gruas që vetë të vendosë për numrin e fëmijëve që do t’i lind, duam t’i implementojmë të gjitha ligjet që janë të garantuara me Konventën e Kombeve të Bashkuara.”- deklaroi Shahpaska Jagoda nga LSDM.
“Do t’i kushtojmë rëndësi të madhe që të vazhdohet lufta për të drejtat e grave, duke siguruar për trajtimin e plotë të grave në pjesën e gjinekologjisë, veçanërisht në pjesën e kancerit në mitër dhe kancerit në gji.”- tha Liljana Popovska nga DOM.
“Opsioni qytetar për Maqedoni do të japë mbështetje në të gjitha iniciativat për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në RM, gjegjësisht përmirësimin e sistemit shëndetësor, sidomos kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe ata që nuk janë të përfshirë fare në sistemin aktual të shëndetësisë.”- tha Oliver Romevski nga Opsioni Qytetar për Maqedoni.
Të pranishmit në debat konstatuan se në Maqedoni nuk ka funksionim të mirëfilltë të sistemit shëndetësor dhe se qytetarët nuk i marrin shërbimet e duhura mjekësore.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
