Ekonomi

Banka Botërore, raporti: RM me rritje ekonomike më të shpejtë në rajon

08.04.2016 15:46

Banka Botërore në raportin më të ri për Evropën Juglindore, në pjesën për Maqedoninë evidenton rritje ekonomike prej 3,7 për qind...

Banka Botërore në raportin më të ri për Evropën Juglindore, në pjesën për Maqedoninë evidenton rritje ekonomike prej 3,7 për qind, që është më e shpejta në rajon, zvogëlim të papunësisë në 26,1 për qind dhe të varfërisë për dy për qind.
 
Sipas Raportit, rritja ekonomike e Maqedonisë me 3,7 për qind në vitin 2015 mbeti e fuqishme edhe krahas jostabilitetit politik. Kryesisht është lëvizur nga konsumi privat, shpenzimet publike dhe eksporti i investimeve të drejtpërdrejta të huaja.
 
Deficiti tregtar është zvogëluar, ndërsa ai fiskal ishte diçka më i ulët se projektimi me buxhetin. Struktura e harxhimit mbetet e pavolitshme, borxhi publik shënon rritje të vogël, por me tendencë të lartë për të ardhmen.
 
"Rritje më të shpejtë në vitin 2015 nga vendet e rajonit shënon Maqedonia me 3,7 për qind, ndërsa pas saj është Kosova me 3,6 për qind. Rritja reflekton në krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin privat, ndërsa për këtë dhe inflacioni i ulët u ndihmon të ardhurave në amvisëritë dhe e zvogëlon varfërinë. Maqedonia i ka zbatuar reformat dhe evidente ishte zhvendosja drejt lëvizjes rritëse nga investimet.”- deklaroi drejtoresha rajonale në Bankën Botërore, Elen Goldstin.
 
Sa i përket Shqipërisë, raporti vlerëson se pavarësisht rritjes ekonomike, papunësia mbetet e lartë dhe e qëndrueshme, pagat kanë pësuar rënie, ndërsa varfëria po zbutet me ritme më të ngadalta se në vendet e tjera.
 
Gjithsesi, në raport theksohet se shtyrja e pasigurisë politike mund të ndikojë ndaj vendimeve për investime dhe zvogëlimin e aktivitetit ekonomik. Edhe eskalimi i krizës së refugjatëve mund të jetë rrezik, veçanërisht nëse BE-ja vendos t'i mbyllë kufijtë e saj, ose dukshëm ta kufizojë fluksin e migrantëve, thuhet në raport. 
 
GAZMEND KURTISHI