Panairi i Librit, pritet pjesëmarrja e 70 shtëpive botuese
Prej 12 deri më 18 prill në Shkup do të hapet Panairi i Librit i 28-të me radhë në të cilin do të marrin pjesë mbi 70 shtëpi botuese...

Në kuadër të Panairit të Librit prej më 14 deri më 16 prill gjithashtu do të hapen edhe dy panaire të tjera, ai i arsimit dhe karrierës, por edhe Panairi i Turizmit. Sipas organizatorëve, në Panairin e Librit pritet të ketë rreth 40 mijë vizitorë.
“Ekspozuesit individualisht do të përcaktojnë zbritje të librave, ndërsa lexuesit do të kenë më shumë mundësi për ta plotësuar bibliotekën e tyre. Përveç botuesve të vendit, do të ketë edhe botues nga Shqipëria, Serbia dhe Ambasada e Suedisë do të organizojë një prezentim të letërsisë për fëmijë.”- deklaroi menaxherja, Sanja Kondarko.
Hapja solemne e Panairit të Librit do të jetë në orën 19 dhe hyrja do të kushtojë 30 denarë, ndërsa hyrja në mënyrë të organizuar apo në grupe do të kushtojë 20 denarë. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
