Ekonomi
Kumanovë, karvani i OEMVP-së, takim me biznesmenë
08.04.2016 16:41
Me qëllim të realizimit të kontakteve të drejtpërdrejta me komunitetin e biznesit dhe për të parë nga afër problemet...

Me qëllim të realizimit të kontakteve të drejtpërdrejta me komunitetin e biznesit dhe për të parë nga afër problemet që hasin kompanitë tona gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot nga Kumanova ka nisur karvanin nëpër komuna.
Në takim, ku ishin prezentë përfaqësues të rreth 30 bizneseve, nga ana e drejtorit ekzekutiv, Fatmir Bytyqi, u prezantuan aktivitetet e Odës.
Para bizneseve u prezantuan edhe publikimet e reja të Odës, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e financimit DOBIA.
NEXHAT AQIFI
