Maqedoni

Qeveria shfuqizon aktet e ministrave të LSDM-së

08.04.2016 16:51

Qeveria vendosi të shfuqizojë aktet e fundit të nënshkruara nga ministrat e LSDM-së...

Nga qeveria thonë se aktet juridike të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, të nënshkruara në periudhën nga 11 nëntori i vitit 2015 deri më 7 prill të këtij viti,  janë kundërligjore dhe të miratuara në mënyrë të njëanshme.

"Gjatë miratimit të tyre ministrat nuk i kanë respektuar ligjet, gjegjësisht nuk i kanë miratuar aktet në pajtueshmëri me zëvendësministrin plotësues dhe në dokumentet nuk ka nënshkrim nga zëvendësministri plotësues. Ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale, me akte kundërligjore dhe në mënyrë të njëanshme të miratuara kanë shkelur dhe kanë punuar në kundërshtim me nenin 46, paragrafet 2 dhe 3 nga Ligji për Qeveri dhe me nenin 47 nga Ligji për Qeverinë", shpjegohet në kumtesë.

Qeveria urdhëron që në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të vendoset gjendje paraprake, siç ka qenë para miratimit të këtyre akteve.