Maqedoni
Rajonet planore, strategji e përbashkët për inovacione
08.04.2016 17:13
Tetë rajonet planore në vend, në periudhën në vijim duhet të përgatisin strategji për inovacione me ndihmë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale...

Tetë rajonet planore në vend, në periudhën në vijim duhet të përgatisin strategji për inovacione me ndihmë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe mbështetje nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Shoqata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Agjencia zvicerane.
"Ky është projekt nga programi i Qeverisë, që pason pas realizimit të një sërë projekteve të tjera të cilat MVL i zbatoi në nivel të rajoneve planore në bashkëpunim me donatorët. Qëllimi i projekteve është ta dinamizojnë lidhjen me komunitetin afarist, si lojtarë kyç në nxitjen e zhvillimit rajonal ekonomik."- deklaroi sekretarja shtetërore në MVL, Biljana Cvetanovska¬ Gugoska.
“Në periudhën në vijim do të fokusohemi që më tepër t'i njohim ndërmarrjet në tetë rajonet me aktivitetet e tyre, t'i motivojmë të aplikojnë për mjete në Fond dhe t'i kahëzojmë në pajtim me prioritetet dhe përparësinë komparative të rajoneve.”- tha drejtoresha e Fondit për Inovacione, Jasmina Popovska.
Tashmë janë siguruar edhe mjete për realizimin e një deri në dy masa pas rajoneve planore nga ana e donatorit GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal.
BESIM ABDULLAI
