Maqedoni

Ademi: BE, alternativë e vetme për Maqedoninë

08.04.2016 17:19

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi, thotë se ai si ministër i ri do të angazhohet...

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi, thotë se ai si ministër i ri do të angazhohet që të përshpejtojë të gjitha proceset të cilat ndikojnë në anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në familjen evropiane.
 
“Alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë nuk ka. Integrimi në Bashkimin Evropian dhe integrimi në NATO janë prioritet mbi prioritetet, kështu që do t’i vazhdojmë të gjitha ato proceset dhe do të angazhohemi që të përshpejtojmë proceset integruese të Maqedonisë, marrë parasysh faktin se alternativë tjetër për vendin nuk ka.”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi.
 
Zëvendëskryeministri për  çështje evropiane, Arbër Ademi, këtë e deklaroi para fillimit të debatit "BE Yje" në temë "Kapitalizmi kundrejt socializmit" në kuadër të fushatës "’Të rinjtë për BE-në".
 
Ademi thotë se është shumë me rëndësi që iniciativat e studentëve të mbështeten me qëllim të aftësimit të tyre profesional. 
 
SANIJE DURAKU