Maqedoni
Gruevski: Kemi liri dhe demokraci, LSDM gënjen
08.04.2016 17:30
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, akuzoi opozitën maqedonase për destruktivitet dhe krijimin e një realiteti të rrejshëm në Maqedoni...

Sipas tij, në Maqedoni nuk mungon as liria dhe as demokracia, nuk mungon as liria e shprehjes, siç pretendon opozita.
Ai konsideron se opozita i frikohet zgjedhjeve, prandaj nuk merr pjesë në zgjedhjet e qershorit.
“Qëndrimet e tyre të ndryshueshme për tema serioze dhe absurditeti i kushteve që vendosin, më së miri e sqarojnë destruktivitetin e tyre, me të cilin duan t’a infektojnë gjithë shtetin. Konstruktiviteti ynë për çdo temë edhe rreth punës së Komisionit Shtetëror, edhe për Listën zgjedhore, pastrimin e saj dhe rreth çdo gjëje tjetër shohim se si është keqpërdorur hapur. Ndërsa, LSDM sillet në formë me të cilën luan me fatin e mbi dy milionë njerëzve.”- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Sipas Gruevski, nga shoshitja e bazave të të dhënave nga më shumë institucione ka rezultuar se në Listën zgjedhore ka vetëm 582 votues të kontestueshëm.
“Mjaft me gënjeshtrat dhe shtimin e 300, 400, 500 votuesve inekzistentë, kur në fund rezultoi në 582 votues, adresat e të cilëve nuk janë shënuar në të gjitha bazat e informatave që po shoshiten për t’u kontrolluar.”- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Kreu i VMRO-së akuzoi opozitën edhe për gjendjen ekonomike. Sipas tij, kriza politike që ka gjeneruar opozita i ka sjellë dëm ekonomisë vendore.
SHPËTIM NUREDINI
