Maqedoni
Lutfiu: Do të zbatojmë programin e Qeverisë në arsim
08.04.2016 17:34
“Do të vazhdojmë të zbatojmë programin e Qeverisë në lëmin e arsimit dhe shkencës”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu...

“Do të vazhdojmë të zbatojmë programin e Qeverisë në lëmin e arsimit dhe shkencës”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, në takimin e mbajtur në Komunë me kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Lata.
Njeriu i parë i Dibrës, Ruzhdi Lata, në takim tha se “falënderojmë liderin e BDI-së që në këtë resor të rëndësishëm për ministër ka emëruar bashkëqytetarin tonë”.
Në këtë takim, ministri Lutfiu shtoi se në të ardhmen do të shtojnë edhe më tepër bashkëpunimin jo vetëm me komunën e Dibrës, por edhe me komunat e tjera.
ATLI DEMA
