Futboll
Klopp “kurth” Dortmundit, Sevilla pranë gjysmëfinales
08.04.2016 18:18
Ndeshjet e para cerekfinale të Europa League dhuruan spektakël në katër sfidat e mbrëmjes ku spikaste...

Ndeshjet e para cerekfinale të Europa League dhuruan spektakël në katër sfidat e mbrëmjes ku spikaste pa dyshim finalja e parakohshme Borussia Dortmund – Liverpul, që u mbyll në barazim 1-1.
E mrekullueshme atmosfera në Signal Iduna Park, ku të dyja tifozëritë kënduan njëkohësisht “You’ll Never Walk Alone”.
Pas thuasje 18 minutave nga starti i takimit, gjatë se cilave skuadrat studiuan lojën e njëra-tjetrës erdhi shkëndija e parë në portën e Liverpulit, me goditjen e Weigle që u bllokua nga Sakho.
Dominimit territorial të verdhezinjve Liverpuli iu kundërpërgjigj në të 36 me një kundërsulm të shpejtë që u finalizua me gol nga Origi.
Në fund të pjesës së parë Dortmundi pati dy mundësi shënimi me Aubameyang dhe Reus, por portieri Mignolet dhe mbrojtje mike e ruajtën të paprekur rrjetën.
Pjesë e dytë nisi menjëherë me gol për Dortmundit. Mats Humels kërceu bukur me kokë pas krosimit të saktë të Mkhitaryan, me topin që përfundoi në rrjetë.
“The Reds” u hodhën menjëherë në sulm për të rigjetur avantazhin, por Ëeidenfeller ishte thjesht i mrekullueshëm pas tentativave të Coutinhos dhe Clyne.
Frika për të mos pësuar tjetër gol kushtëzoi rimtin në pjesën e mbetuir të lojës, ku munguan rastet e pastra për shënim.
Përfundimisht 1-1 në Signal Iduna Park që lë gjithcka të hapur për sfidën e kthimit në “Anfield”.
Sevilla fitoi 1-2 më përmbysje derbin spanjoll ndaj Ateltic Bilbaos në San Mames, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Të tre golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, ku fillimisht shënoi Aduriz për baskët, ndërsa Kolodziejczak ktheu baraspeshën në të 56-ën.
Në minutën e 83 Iborra u dha një goditje të rënda shpresave të Bilbaos për të prekur gjysmëfinalet, me andaluzianët janë ndjeshëm favoritë në takimit e kthimit.
Për Villarealin përballja me Spartën e Pragës në El Madrigal ishte më e vështirë se c’ishte parashikuar. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Bakambu, por në kohën shtesë të pjesës së parë, Brabec befasoi me kokë pas një këndoreje.
Gjithsesi në të 63-ën Bakambu, i asistuar nga Suarez realizoi golin e fitores për Villarealin.
Shaktar Donjeck mori një fitore mjaft premtuese në fushën e Bragës, të cilën e mposhti me rezultatin 1-2. Ukrainasit shkuan në pushimin mes pjesëve në avantazh të një gol të shënuar nga Rakitski në fund të pjesës së parë për të ardhur më pas te dyfishimi i rezultatin nga Ferreyra në të 75-tën.
Finalizimi i Eduardos një minuta para përfundimit të kohës së rregullt u jep një fijë shpresë partugezëve për të tentuar përmbysjen ne Donjeck.
