Maqedoni

Nesër dhe të dielën pa energji do të mbetet një pjesë e QT Mavrovasja

08.04.2016 18:40

Nesër dhe pasnesër pa furnizim me energji elektrike në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 17:00...

Nesër dhe pasnesër pa furnizim me energji elektrike në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 17:00 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga Qendra tregtare Mavrovasja, njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza.
 
Të hënën, në periudhën nga ora 8:00 deri në orën 18:00 pa energji do të mbeten të gjithë objektet afariste në rrethin e fabrikës së mëparshme "Stakllara", në komunën Kisella Vodë.
 
Nga ora 8:30 deri në orën 11:30 pa energji do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Lubosh - vendi i quajtur Vrapçe, komuna Studeniçan, si dhe shfrytëzuesit nga rr. "9 Maj", komuna Qendër.
 
Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e locuar në bul."Kërste Misirkov" në objektin e vjetër të Centros (Turkish Doner, Mega Feshën, Hedef Feshën dhe shfrytëzues të tjerë në objektet e njejta) dhe Senator në komunën Çair.
 
Nga ora 9:00 deri në orën 10:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga fshati Arnaqia e Poshtme, në komunën Saraj.
 
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit nga rrugët "Nov Zhivot", "Drinska" dhe "Viniçka", në komunën Shuto Orizarë, si dhe shfrytëzuesit nga rrugët "Çairska" dhe "Cvetan Dimov" - pas Doner Hamza, në komunën Çair.
 
Nga ora 9:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga Kapan - An, nga ora 9:30 deri në orën 13:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Mirkovci, komuna Çuçer Sandevë, nga ora 10:30 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit nga vendi i quajtur Çardak - Çuçer Sandevë, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit nga rr."22" në Sopishte./Mia