Botë

Zagreb: Paraburgim për 13 persona

09.04.2016 12:09

Gjykata e Zagrebit mbrëmë u ka caktuar paraburgim 30 ditorë 13 personave të dyshuar se me shitje fiktive të arit kanë larë më shumë se 84 milionë euro...

Zyra kroate për shkatërrim të korrupsionit dhe krimit të organizuar  njoftoi se organizatorë të grupit janë babai dhe i biri Ante dhe Luka Gale.

Mes 13-të të akuzuarve të cilëve u është caktuar paraburgimi janë edhe Antonio dhe Pejo Iviq, të cilët janë në arrati.

Për ta opinioni kroat u njoftua gjatë javës, pas vjedhjes së dy kilogramëve ar dhe 280.000 euro nga selia e policisë kriminalistike e Zagrebit.

Zëvendësdrejtori i Zyrës kroate për shkatërrim të korrupsionit, Sasha Manojloviq deklaroi se gjykatsi hetues në tërësi e ka pranuar propozimin e Zyrës për përcaktimin e paraburgimit të të dyshuarve për shkak të rrezikut nga ndikimi i dëshmitarëve dhe përsëritja e veprës kriminele.

Të dyshuarve kryesor Ante dhe Luka Gale u është refuzuar kaucioni, ndërsa mbrojtja paralajmëroi ankesë.