Botë

Të paktën 23 persona humbin jetën në një aksident trafiku në Peru

09.04.2016 12:16

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 32 janë lënduar kur një autobus ka rënë në një lum në Andet...

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 32 janë lënduar kur një autobus ka rënë në një lum në Andet, në pjesën juglindore të Perusë, njoftoi policia.
 
"Autobusi pothuajse tërësisht u fundos në lum, që e vështirësoi punën e shpëtuesve", deklaroi zëdhënësi i policisë Linio Sançez.
 
Aksidenti i trafikut ndodhi në rajonin Kusko, i cili është destinacion i njohur turistik.
 
Hollësi të tjera për aksidentin nuk janë kumtuar.