Botë
ISIS: Liron disa nga 300 punëtorët e marrë peng
09.04.2016 12:48
Grupi militant Shteti Islamik ka liruar disa nga 300 punëtorët e një fabrike të çimentos, që janë marrë peng këtë javë, në verilindje të Damaskut...

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se zyrtarët lokalë kanë siguruar një marrëveshje me Shtetin Islamik, për të liruar 170 punëtorë që mbahen peng që nga 6 prilli.
Shteti Islamik ka kapur punëtorët e fabrikës Al-Badia, pasi ka sulmuar forcat qeveritare të Sirisë në zonën ku ndodhet fabrika.
Agjencia e lajmeve Amaq, e afërt me Shtetin Islamik, ka thënë se grupi militant nuk do të lirojë 20 punëtorë që konsideron se u përkasin milicive pro-qeveritare.
