Afganistan: Ndihma nga jasht e domosdoshme për paqen
Qeveria afgane e sheh të nevojshme ndihmën nga jasht për të arritur paqen me talebanët...

Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Salahuddin Rabbani, ka thënë se qeveria e tij është duke bërë çdo përpjekje për paqe me talibanët, porse këto përpjekje “nuk do të japin fryte” nëse “talibanët nuk vijnë në tryezën e bisedimeve”.
Ai këto komente i bëri në një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka vizituar sot pa paralajmërim Kabulin, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme dhe në Azi.
“Besojmë se komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë në inkurajumin e aktorëve kryesorë në rajon, për t’i sjellë talibanët në bisedime direkte me Qeverinë e Afganistanit”, ka thënë Rabbani.
Kerry, në anën tjetër, ka theksuar nevojën e Afganistait për paqe dhe siguri. Qëllim tjetër i vizitës së Kerryt ka qenë të tregojë mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e unitetit kombëtar të Afganistanit.
SHBA-ja ka ndihmar ndërmjetësimin e marrëveshjes, e cila ka prodhuar ndarjen e pushtetit midis presidentit afgan, Ashraf Ghani, dhe shefit ekzekutiv, Abdullah Abdullah.
