Maqedoni

Pa energji elektrike një pjesë e QT Mavrovasja

09.04.2016 13:41

Pa furnizim me energji elektrike sot dhe nesër në periudhën prej orës 9 deri në orën 17 do të mbeten...

Pa furnizim me energji elektrike sot dhe nesër në periudhën prej orës 9 deri në orën 17 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të Qendrës tregtare Mavrovasja, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza.
 
Të hënën, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 18:00, pa energji elektrike do të mbeten të gjtihë objektet ekonomike në rrethinën e ish -fabrikës "Staklara", në komunën Kisella Voda.
 
Nga ora 8:30 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Lubosh - vendi i quajtur Vrapçe, komuna e Studeniçanit, si dhe shfrytëzuesit e rr. "9 Maji", komuna e Qendrës.
 
Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bul. "Kërste Misirkov" në objektin e vjetër të Centros dhe Senator në komunën Çair.
 
Nga ora 9:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Arnaqi e Poshtme, në komunën Saraj.
 
Në periudhën  nga ora 9:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugëve "Nov zhivot", "Drinska" dhe "Viniçka" në komunën Shuto Orizarë, si dhe shfrytëzuesit e rrugëve "Çairska" dhe "Cvetan Dimov" në komunën Çair.
 
Nga ora 9:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e Kapan-An Çarshi, nga ora 9:30 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Mirkovc, komuna Çuçer Sandevë, nga ora 10:30 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e vendit të quajtur Çardak-Çuçer Sandevo, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit e rr. "22" në Sopishte./mia