Maqedoni
Neziri: Një delegacion i BDI-së, në Itali për tri përmendoret shqiptare
09.04.2016 14:21
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon përgaditejt për zgjedhjet paralamentare të 5 qershorit, përkatësisht debatin për përgatitjen e Platformës 2020...

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon përgaditejt për zgjedhjet paralamentare të 5 qershorit, përkatësisht debatin për përgatitjen e Platformës 2020, me të cilën do të garojë në këto zgjedhje.
Platforma do të jetë gati deri në fund të Muajit deklaroi kryetari i shtabit zgjedhorë të kësaj partie Belim Neziri, gjat debatit të organizuar në sferën e kulturës.
Neziri njëherit bëri të ditur se një delegacion i BDI-së i udhëhequr nga minsitreja e pushtetit lokal Shyhrete Elezi, javën që vjen do të udhëtojë drejt Italisë, për të mësuar se deri ku kanë arritur punët me tri përmendoret shqiptare, që janë paraparë të vendosen në qendër të Shkupit në kuadër të proektit Shkupi 2014.
“Një delegacion i BDI-së i udhëhequr nga minitreja e pushtetit lokal do të vizitoj këtë javë Italinë, ku për së afërmi do të shohim se ku janë punimet dhe të sigurohet çështja e transportit. Besojmë se kjo çështje do të zgjidhet shum shpejtë”, shprehet kryetari i Shtabit Zgjedhorë të BDI-së, Bekim Neziri.
Programi i BDI-së në segmentin e kulturës do të jetë mjaft cilësorë dhe përmbajtësorë, deklaroi sekretari shtetërorë në ministrinë e kultëurës Behixhudin Shehapi.
Në kuadër të kësaj platforme kemi si objektiv formimin e institucioneve nacionale, muzeve, dhe galerive tha Shehapi, sipas të cilit në vitin 2017 pritet të përfundojnë punimet për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, ndërsa deri në fund të vitit pritet të përfundojë Renovimi i Teatrit në Shkup.
“Ndërtimi i Teatrit dhe bibliotekës në Tetovë Vazhdon të ndërtohet me dinamikën e vet. Pas kryerjes së domumentacionit dhe prolemeve të natyrës objective, si çëstja e pronësisë apo kontestet me EVN-në, me proektuesit, zgjerimi I proektit, revidimi I proektit, vazhdon me intenzitetin e duhur ndërtimi I këtij objekti kapital, dhe shpresojmë se në vitin 2017 do të rrumbullakohet, sivjet do të kemi karabina. Për Teatrin Shqiptar në Shkup, siç dihet një kohë të gjatë ka qenë në falimentim, ne kemi arritur ta ridefinojmë çështjen e proektuesit, mbi 40% e punimeve janë rrumbullaksuara dhe shpresojmë se deri në fund të vitit do të kemi një teatër të ri shqiptar në Shkup”, shprehet Behixhudin Shehapi, sekretar shtetërorë në Minsitrinë e Kulturës.
Poashtu përfaqësuesit e BDI-së thonë edhe qytetarët kanë interesimi të madh për të parashtruar sugjerimet e tyre onllajn, për programin parazgjedhorë të BDI-së.
GYLTENE SINANI
