Show Biz

Elhaida fillon tentativat e para në studiot amerikane

09.04.2016 14:26

Një rrugë e dy punë. Elhaida Dani këto ditë ka qenë prezente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Një rrugë e dy punë. Elhaida Dani këto ditë ka qenë prezente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të realizuar disa koncerte për shqiptarët atje e duke e ditur se tashmë këngëtarja është marë nën menaxhim nga Universal Music, produksion ky amerikan, duket se Elhaida shfrytëzon mundësinë që gjatë qëndrimit atje të realizojë edhe koncerte edhe regjistrimin e këngëve të reja me të cilat pritet që të pushtojë botën.

Talenti i saj tashmë është vlerësuar dhe testuar në shumë vende europiane duke nisur nga Italia e Franca ku së fundi këngëtarja Dani kishte qenë për të realizuar disa projekte.

Qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo e shijon shumë duke postuar foto gati nga secila pjesë e qëndrimit të saj.