Maqedoni
Dy persona janë lënduar në shpërthimin e një zjarri në Desovë të Prilepit
09.04.2016 14:47
Dy persona janë lënduar në shpërthimin e zjarrit që ka ndodhur dje në një shtëpi në fshatin Desovë të Prilepit...

MPB kumtoi se në shtëpinë pronësi e A.S. (63), është ndezur zjarr në momentin kur gruaja e tij Z.S.(60), është munduar ta ndezë sobën me bombolë gazi për përgatitje të ushqimit e cila ka qenë në kuzhinë, pas së cilës flaka ka përfshirë perden.
Z.S. në përpjekje që ta shuajë zjarrin ka hedhur batanije mbi zjarrin, por ai është përhapur në gjithë hapësirën në të cilën janë djegur gjithë orenditë. Nga ana e personit Sh.S.(37) bombola është hedhur jashtë hapësirës, me ç'rast ka marrë plagë nga djegia në pjesën e anës së djathtë të fytyrës, ndërsa Z.S. ka marrë plagë djegie në fytyrë dhe llërën e majtë.
Zjarri është shuar pas intervenimit të ekipeve të zjarrëfikësve nga Prilepi./mia
