Botë
Prishtinë: Një muaj burg për gjeneralin e ushtrisë Jugosllave
09.04.2016 15:25
Gjykata Themelore në Podujevë ia ka shqiptuar 30 ditë burg ish-gjeneralit të ushtrisë jugosllave dhe serbe Milan Bojoviq...

Gjyqtarja Elhame Paçarada për mediat në Kosovës ka bërë të ditur se këtë denim ia shqiptoi Bujoviqit për kalimin ilegal të kufirit.
Ajo tha se me aktvendim të veçantë ish-gjeneralit i është caktuar edhe masa e paraburgimit derisa dënimi t’i bëhet i plotfuqishëm.
Bojoviq u ndalua të enjten nga policia e Kosovës derisa po kalonte ilegalisht kufirin në Merdare, ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, konsideron se ish-gjenerali është përgjegjës për krime lufte ndaj civilëve në vitet 1997-1999.
Por nuk është bërë e ditur nëse do të kryhen hetime për krime lufte.
