Maqedoni
Ligji për urbanizëm: Nuk ka afat shtesë për legalizim
09.04.2016 16:15
Afati i dytë për dorëzimin e kërkesave për legalizimin e objekteve tani më ka mbaruar...
Në komunën e Çairit në afatin e parë janë bërë mbi 9000 kërkesa ndërsa në afatine dytë mbi 1800 kërkesa, të cilat janë dorëzuar, theksoi udhëheqësi i departamentit juridik në komunën e Çairit, Rami Qerimi.
Ai gjithashtu theksoi se deri më 15 prill duhet të dorëzohen regjistrat në ministrinë e Transportit.
“Për këtë afat 3 mujorë prej vitit 2016 deri në mars kemi mbi 1800 kërkesa. Momentalisht jemi duke pritur të gjitha kërkesat që u janë dërguar nëpërmjet postës disa kanë aritur këtë javë kemi prej Telekomit dhe EVN-së. Presim që javën tejtër të mbyllet ky proces. Dhe nga ministria e Transportit veç më na ka ardhur njoftimi që duhet të dorëzojmë regjistrin në formë elektronike. Afati është 15 dite, dmth deri me 15 çdo gjë që do të vjen edhe me antë të postës do të regjistrohet përmbyllet ky process dhe dorëzohen në ministri”, shprehet udhëheqësi i departamentit juridik në komunën e Çairit, Rami Qerimi.
Ndërsa sipas Rami Qerimit nëse nuk ka ndryshim ligji për dorëzimin e kërkesave ata të cilët nuk kanë bërë kërkes nuk do të mundë të legalizojnë objektet që i kanë pa leje ndërtimi.
REJHANE BUSHI-METAJ
