Ekonomi
Banknota prej 200 dhe 2000 denarë në treg; OEMVP: Nuk ka rrezik nga inflacioni
09.04.2016 16:21
Banka Popullore paralajmëroi se ne treg se shpejti do të hidhen në përdorim banknota të reja të shtypura në vlerë prej 200 dhe 2000 denarëve...

Përgaditjet për shtypjen e bankonotave tashmë janë në fazën përfundimtare, ndërsa është zgjedhur edhe kompania e cila do të jetë përgjegjëse.
Ky paralajmërim ndonëse ka ngjallur reagime për një inflacion të mundshëm në vend, një gjë të tillë e mohon njohësi i çështjeve ekonomike Menderes Kuçi.
Ai thotë se në kushte normale do të nënkuptonte një gjë të tillë, mirëpo duke pasur parasysh se në vend veçse ka një inflacion të kontrolluar, si dhe duke marrë parasysh se si udhëhiqet politika fiskale në vendin tonë dhe atë se, shtypja e banknotave sipas Kuçit nuk do të dërgonte vendin në inflacion.
“Nuk mund të themi se me vet shtypjen e banknotave do të kemi një inflacion dhe një dukuri të tillë ndoshta edhe ne si biznese nuk do ta kishin dashur ta kemi në mesin tonë, sepse ajo është një “thikë me dy teha”. Kompanitë të cilat janë të orientuara drejt eksporit do ishin më joshëse për tregjet e jashtme dhe do të përfitonin nga këto lloj masash, mirëpo kur do ti vëmë në kandar këto gjëra atëherë del se vendit tonë nuk i shkon për shtati një gjendje inflatore, prandaj nuk do të thotë se me vetshtypjen e banknotave do kemi inflacion, do të kemi inflacion atëherë kur do të thotë banka qendrore”, shprehet njohësi i çështjeve ekonomike Menderes Kuçi.
Banknotat e 200 dhe 2000 denarëve do të fillojnë të hyjnë në funksion kah fundi i vitit 2016, ose në fillim të 2017-ës.
Banknotat do të jenë të mbrojtura dhe do të shtypen në letër të bardhë speciale, ndërsa e verdha dhe e gjelbërta do të jenë ngjyrat dominuese.
Elemente të fasadës së xhamisë së larme të Tetovës dhe xhamisë së Isak Beut të Manastirit, kostume maqedonase të rajonit të Prilepit, motive të reliefit janë vetëm disa nga elementet te cilat po permenden se do të jenë të vendosura në këto banknota.
ERSAN PAJAZITI
