Maqedoni
Zgjedhje të shpejta apo drejtësi e ngadalshme
09.04.2016 16:29
Edhe në pronocimet e fundit të diplomatëve dhe ndërkombëtarëve për thellimin akoma më të madh të krizës politike edhe pse jo drejtpërdrejtë...

Edhe në pronocimet e fundit të diplomatëve dhe ndërkombëtarëve për thellimin akoma më të madh të krizës politike edhe pse jo drejtpërdrejtë, vërehet porosia se zgjedhjet duhet të jenë cilësore, dhe me rëndësi është respektimi i marreveshjes së Perzhinës, sepse e njejta është garanci që Maqedonia të haperojë kah një drejtësi të ngadalshme, dhe jo drejt zgjedhjeve të përshpejtuara.
Njohësit e mirë të rrethanave politike në vend, konsiderojnë se deklaratat e ndërkombëtarëve lënë shteg për trasim të një rruge e cila do të përfundonte me marrëveshje shtesë e cila do të plotësonte të gjitha boshllëqet që nuk janë parashikuar në marreveshjet paraprake.
Analisti politik Ismet Ramadani, madje beson se pas bindjeve të diplomatëve për ikje nga përgjegjësia politike e aktorëve politik, ekzistojnë mundësi reale që faktori ndërkombëtar të ketë strategji ndryshe e cila do të parashikojë intensitet më të madh në tejkalimin e krizës.
“Kanë ide që të shkojnë me ndonjë format tjetër të marrëveshjes, me ndonjë marrëveshje plus që do të kenë parasysh edhe sanskionet pë ata të cilët nuk i respektojnë marrëveshjet, dhe pres një involvim më intensiv të BE-së me përfaqsuesit e tyre dhe SHBA-së dhe ndoshta pres që të ngritet niveli i përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA - së në zgjidhjen e krizës se përndryshe të gjitha indikacionet flasin se kriza po thellohet”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.
Mungesa e krijimit të kushteve reale për mbajtjen e zgjedhjeve, bën që diplomatët të jenë të përmbajtur sa i përket datës për mbajtjen e zgjedhejve, thotë ish amabasadori, Nano Ruzhin.
“Nuk është bërë asnjë progres i plotë në asnjë domen, që do me thënë nuk ekzistojnë kushte reale për zgjedhje! Së paku disa kriteriume të plotësoheshin që do të garantonin zgjedhej legale dhe legjitime. Faktori ndërkombëtarë jo rastësisht flet për mungesën e kushteve për zgjedhje kredibile, fer dhe demokratike”, shprehet ish ambasadori Nano Ruzhin.
Të dy bashkëbiseduesit për TVM2 thonë se nëse vazhdohet edhe më tej me obstruksione politike, dalja e vendit nga kriza do të bëhet shumë më komplekse dhe kriza mund të thellohet akoma më shumë.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
