Fushata të reja për siguri në komunikacion
Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugorë filloi sot dy fushata të reja me moton...

Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugorë filloi sot dy fushata të reja me moton "Rugëve u nevojiten shoferë përgjegjës" dhe "Jeta nuk jep mundësi të dytë, vozit me përgjegjësi". Fushatat do të realizohen në gjashtë muajt e ardhshëm përmes bilbordeve, reklamave në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter dhe nëpërmjet afisheve.
Paralelisht me fushatat do të realizohen ngjarje edukative, ligjërata, aksione parandaluese dhe në terren të cilat duhet ta afrojnë temën deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi kryetari i Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugorë Stojçe Stamenkovski.
Në dy vitet e fundit në Maqedoni kanë ndodhur 7.500 aksidente me persona të lënduar apo viktima.
Vetëm në vitin 2014 ka pasur 115 aksidente me viktima, ndërsa në vitin 2015 ka pasur 135 aksidente me viktima.
Sipas statistikave, këmbësorët janë kategoria më e prekur e pjesëmarrësve në komunikacion.
