Basketboll
Detroit në play-off, Washington mbetet jashtë
09.04.2016 17:00
Detroit Pistons në play-off ndërsa Washington Wizards mbetet jashtë...
Mbrëmja e Nba përcaktoi të tjera verdikte përsa i përket skuadrave të kualifikuara në fazën finale të këtij sezoni.
Në Michigan Detroit Pistons arriti një fitore të madhe ndaj Washington Wizards duke siguruar pjesëmarrjen në play-off pikërisht në dëm të skuadrës kryeqytetase që tashmë është edhe matematikisht e eliminuar.
Për t’u ngjitur në vendin e 7-të të Konferencës së Lindjes formacioni i trajnerit Stan Van Gundy fitoi me shifrat 112-99, falë edhe paraqitjes fantastike të Reggie Jackson që koleksionoi në total 39 pikë 9 asiste dhe 4 rebound.
Në Konferencën e Perëndimit vijon momenti magjik i Dallas Mavericks, që kaloi me rezultatin 103-93 Memphis Grizzlies në American Airlines Center dhe tashmë është pratkisht e kualifikuar në play-off.
Për të ndihmuar skuadrën teksane të arrinte fitoren e 6-t radhazi mendoi dyshja e përbërë nga Nowtizki dhe Anderson me këta dy basketbollistë që realizuan në total 40 pikë.