Maqedoni

MPB: Kapen 44 migrant ilegal afër Tabanocit

09.04.2016 17:08

Dyzet e katër migrantë ilegal nga Afganistani, Siria dhe Pakistani janë kapur mëngjesin e sotëm në një kamion me targa serbe...

Dyzet e katër migrantë ilegal nga Afganistani, Siria dhe Pakistani janë kapur mëngjesin e sotëm në një kamion me targa serbe në afërsi të vendkalimit kufitar Tabanoc.

Siç njoftoi MPB rreth orës 4:15 të mëngjesit nëpunësit policor kanë vërejtur të parkuar një automjet transportues "Fiat dukato" me një gomë të shfryrë në autostradën Kumanovë Tabanoc dhe janë nisur drejt tij.

Personi i cili e ka drejtuar automjetin, menjëherë ka filluar të ikë.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 44 migrantë, të cilët janë dërguar në SPB Kumanovë për procedura të mëtutjeshme.

Policia kufitare regjistron rreth 100 kalime ilegale brenda javës në kufirin Maqedoni-Greqi.

Migrantët kryesisht kalojnë kufirin ilegalisht në fshatrat Moin, Bogorodicë apo Selemli, ku janë përforcuar kontrollet dhe në krahasim me muajt e kaluar kalimet ilegale kënë shënuar rënie.

Aktualisht në qendrën tranzitore Vinojug në Gjevgjeli ka rreth 130 migrant të cilët kanë mbetur në këtë qendër pas mbylljes së rrugës ballkanike për trasitim të migrantëve drejt vendeve të BE-së. 

GYLTENE SINANI