Maqedoni

Opozita nënshkruan platformë të përbashkët, thirrje për bojkot të zgjedhjeve më 5 qërshor

09.04.2016 17:27

Koalicioni opozitar i udhëhequr nga LSDM nënshkruan platformën qytetare për liri të Maqedonisë...

Nënshkruesit zotohen se me  nënshkrimin e kësaj platforme, do të veprojnë në mbrojtjen e siç thonë ata, funksionimit kushtetues të shtetit.
 
Lideri i opozitës tha se Maqedonisë i duhen zgjedhje korrekte dhe demokratike, por sipas tij pa reformat në media, pastrimin e listës zgjedhore dhe pa ndarjen e partisë nga shteti nuk mund të ndodh një gjë e tillë, andaj ai bëri thirje deri tek të gjithë partitë politike dhe shoqatat jo qeveritare për bojkot të zgjedhjeve të 5 qërshorit. 
 
“I ftojmë të gjithë qytetarët, shoqatat qytetare dhe partitë politike, të mos marrin pjesë në zgjedhje jo të rregullta dhe jolegjitime, të cilat regjimi autoritar donë ti mbajë më 5 qërshor të këtij viti. Ose Gruevski, ose Maqedonia. Së bashku qëndrojmë në anën e Maqedonisë”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Zaev gjithashtu tha se nëse do të shfuqizohet Prokuroia Publike Speciale, duhet ti kthehen materialet e përgjuara dhe ai do të vazhdojë me publikimin e të ashtuquajturave “bomba”.
 
Ndërsa në lidhje me listën zgjdhore Zaev tha se nuk ka që ajo të pastrohet deri më 16 prill.
 
“KSHZ në mënyrë shtesë duhet ti kontrolloj 232.715 votues, për atë ne e dimë se nuk mundet që deri më 16 prill të kryhet kontrolli i listës zgjedhore, dhe e dimë se përfundimisht lista zgjedhore do të tregojë diçka më shumë se 1.5 miljon votues të cilët jetojnë në Maqedoni me të drejtë vote, dhe diku më shumë se 260 mijë të cilët kanë të drejtë vote, por jetojnë jashtë vendit. Deri më sot numri është 1.8 miljonë votues. Për momentin Maqedonia nuk ka listë zgjedhore, dhe bëjmë fjalë për zgjedhje më 5 qërshor. Numri duhet të rregullohet me ligj dhe sipas metodologjisë”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.      
 
Lideri opozitar gjithashtu ftoi edhe partitë opozitare shqiptare që ti bashkëngjiten kësaj platforme. 
 
ERSAN PAJAZITI