Botë

Jemen: Vriten 15 ushtarë

09.04.2016 17:56

Të paktën 15 ushtarë, besnikë të Qeverisë së Jemenit, janë vrarë, pasi janë zënë në pritë në qytetin Ahvar të provincës Abjan...

Të paktën 15 ushtarë, besnikë të Qeverisë së Jemenit, janë vrarë, pasi janë zënë në pritë në qytetin Ahvar të provincës Abjan, e cila është pushtuar nga Al Kaida në muajin shkurt.

Zyrtarët kanë fajësuar Al Kaidën për pritën, por krahu lokal i kësj organizate e ka mohuar një gjë të tillë.

Që nga viti i kaluar, Jemeni është copëtuar nga një luftë midis rebelëve shiitë Huthi dhe qeverisë, duke i dhënë Al Kaidës mundësi për t’u zgjeruar dhe për të kapur territore.

Më shumë se 6,000 persona, rreth gjysma civilë, janë vrarë prejse Arabia Saudite ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër rebelëve Huthi në mars të vitit 2015.