Belgjikë: Arestohet i dyshuari i 6 për sulmet në Bruksel
Autoritetet belge kanë arrestaur personin e gjashtë të dyshuar për përfshirje në sulmet në Bruksel...

Autoritetet belge kanë arrestaur personin e gjashtë të dyshuar për përfshirje në sulmet në Bruksel, kanë njoftuar prokurorët.
Arrestimet mund t’iu sjellin hetuesve informacione të reja për qelizën e grupit militant Shteti Islamik, që besohet se ka kryer sulmet terroriste edhe në Francë, edhe në Beligjikë.
Njoftimi është bërë pasi policia, përfshirë oficerë të maskuar, kanë bastisur lagjen Eterbek të Brukselit, duke mbyllur një pjesë të saj. Autoritetet kanë njoftuar për arrestimin e pesë personave të premten, përfshirë Mohamed Abrinit, i dyshuari i fundit i identifikuar për sulmet në Paris.
Zyra e Prokurorit në Belgjikë ka thënë se personi i gjashtë është arrestuar, por ka refuzuar të japë më shumë detaje.
Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së këtij qyteti, më 22 mars, kanë lënë të vrarë 32 persona. Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.
