Maqedoni
UNS mbajti konferencën e tretë shkencore
09.04.2016 19:03
UNS realizoi konferencën e tretë shkencore ku morën pjesë profesorë dhe studijues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi...

Konferenca shkencore në temën “Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm” i kontribuon bashkëpunimit rajonal drejt sfidave hulumtuese për ngritjen e kapaciteteve zhvillimore duke u bazuar në konceptin e qëndrueshmërisë, tha akademik Anastas Angjeli në fjalën e tij, me rastin e hapjes së konferencës së organizuar nga UNS, pjesë e së cilës ishin edhe Shyrete Elezi, Ministre e Pushtetil Lokal dhe Agim Nuhiu, zv. ministër i Punëve të Brendshme.
UNS i kushton një rëndësi të veçantë strategjisë hulumtuese si komponentë që do ti shërbejë stafit akademik dhe aspekteve të përgjithshme politike dhe ekonomike, tha rektori i UNS Aleksandër Biberaj ndërsa profesori i çështjeve jurike, Dr. Prof. Nexhat Elezi, këtë nismë e vlerson si një prurje që hap perspektivë zhvillimore në fushën e arsimit dhe shkencës.
Organizimi i kësaj konference, është një arritje e madhe, sepse ajo i kapërcen kufijt rajonal dhe temat që trajtohen fokusojnë ide dhe strategji programore që do të ndërthuren në politikat zhvillimore të arsimit, shkencës, sigurisë, ekonomisë dhe fushave tjera, u tha ndër të tjera në konferencën e tretë me radhë të organizuar nga UNS, ku punimet e tyre shkencore i prezentuan profesorë dhe studijues të njohur nga mbarë hapësirat shqiptare.
SHABAN DALIPI
