Botë

Viktimat e para në Egje që nga marrëveshja BE-Turqi

09.04.2016 19:27

Katër gra dhe një fëmijë kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur në Detin Egje, pranë ishullit grek, Samos...

Këto besohet se janë viktimat e para në këtë zonë, prejse një marrëveshje midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi të hënën, me qëllim frenimin e migrantëve.
 
Pesë njerëz të tjerë janë shpëtuar.
 
Këtë javë, qindra migrantë janë kthyer në Turqi, në përputhje me marrëveshjen me BE-në.
 
Të premten, dy tragete me më shumë se 120 persona, shumica pakistanezë, kanë arritur në perëndim të Turqisë nga ishulli grek Lesbos.
 
Marrëveshja BE-Turqi ka për qëllim të ndalojë lëvizjen e pakontrolluar të njerëzve në masë në Evropë.
 
Vitin e kaluar, mbi një milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së./evropaelrie