Botë

Shpërthim në një tempull në Indi, mbi 100 të vdekur 250 të plagosur

10.04.2016 12:14

Si pasoj i shpërthimit të një grumbulli të madh fishekzjarresh, që duhej të përdoreshin në festivalin lokal për vitin e ri në Keralla..

Si pasoj i shpërthimit të një grumbulli të madh fishekzjarresh, që duhej të përdoreshin në festivalin lokal për vitin e ri në Keralla të indisë e kanë humbur jetën mbi 100 persona dhe mbi 250 të tjerë janë lënduar.
 
Policia indiane ka bërë të ditur se, shpërthimi dhe zjarri i fuqishëm bënë që një prej ndërtesave të tempullit të shembej, duke shkaktuar edhe vdekjen e shumë prej viktimave.
 
Dëshmitarët thane se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë tullat e betonit janë shpërndarë rreth një kilometër larg.
 
“U ofrojmë ndihmë të gjithëve. Në qendrën spitalore u jepet ndihmë dhjetra të lënduarve”, shprehen autoritetet. 
 
Autoritetet vendase thanë se presin rritje të bilancit makabër, pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa vështirë se do të mund të bëhet identifikimi i të vdekurve pasi numri më i madh i tyre kanë pësuar djegje në tër trupin.
 
Në këtë tempull në momentin e shpërthimit ishin mbledhur mijëra njerëz.  
 
Mediat indiane njoftuan se, një gjykatës i zonës ia kishte mohuar tempullit lejen për shfaqjen me fishekzjarre, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe ankesave të banorëve, pasi vitet e kaluara, në shfaqjen me fishekzjarre ishin verifikuar disa incidente.
 
Por, pavarësisht urdhrit të gjykatës, administrata e tempullit kishte grumbulluar fishekzjarret për t’i përdorur në garën e fishekzarreve që mbahet për çdo vit, për nderë të shenjtores Badrakali.
 
GYLTENE SINANI