Botë

Kerry në Japoni, nderon edhe viktimat e Hiroshimës

10.04.2016 12:23

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Japoni, për takimin e G7-ës, apo grupit të shtatë fuqive ekonomike...

Përpara samitit, Kerry do të nderojë viktimat e sulmit të parë bërthamor në histori, që ka ndodhur në Hiroshimë.
 
Rreth 80,000 njerëz janë vrarë kur një bombardues amerikan ka lëshuar bombën bërthamore në Hiroshimë, më 6 gusht të vitit 1945.
 
Një tjetër bombë bërthamore ka shkatërruar Nagasakin tre ditë më vonë.
 
Në samitin dyditor të G7-ës në Hiroshimë do të diskutohen disa çështje globale, përfshirë terrorizmin, Ukrainën, Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme dhe krizën me migrantë.
 
Samiti do të ndiqet edhe nga ministrat e Birtanisë, Francës, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë./mia