Botë
Tre persona janë lënduar gjatë shpërthimit të një bombe në Stamboll
10.04.2016 12:47
Tre persona janë lënduar në qendrën e Stambollit gjatë shpërthimit të një bombe në afërsi të një stacioni të autobusit, publikuan mediat turke...

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë në qarkun Meçidekoj, në pjesën evropiane të qytetit.
Të lënduarit janë hospitalizuar, ndërsa policia e bllokoi zonën me kordon, derisa një helikopter po e mbikëqyrë vendin e incidentit.
Tani për tani nuk ka informata se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin.
Qyteti më i madh turk ka masa të përforcuara të sigurisë pas disa sulmeve vdekjeprurëse në Turqi për të cilët janë akuzuar xhihadistë dhe ekstremsitë kurdë.
Paraprakisht Ambasada amerikane paralajmëroi se ekziston kanosje reale për sulme në rajonet turistike në Stamboll dhe në Antalia./mia
