Maqedoni
Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit
10.04.2016 13:09
Pa energji elektrike nesër do të mbeten banorët e disa komunave, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza...

Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 18:00, pa energji elektrike do të mbeten të gjithë objektet afariste në rrethinën e fabrikës së mëparshme "Stakllara", në komunën Kisela Voda.
Nga ora 08:30 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Lubosh - vendi i quajtur Vrapçe, komuna e Studeniçanit, si dhe shfrytëzuesit e rr. "9-të Maji", komuna Qendër.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 12:00 pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e locuar në bul. "Krste Misirkov" në objektin e vjetër të Centros (Turkish Doner, Mega Fashion, Hedef Fashion dhe shfrytëzues të tjerë në objektet e njejta) dhe Senator në komunën Çair.
Nga ora 09:00 deri në orën 10:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Arnaqi e Poshtme, në komunën Saraj.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugëve "Nov Zhivot", "Drinska" dhe "Viniçka", në komunën Shuto Orizarë, si dhe shfrytëzuesit e rrugëve "Çairska" dhe "Cvetan Dimov" - pas Doner Hamzës në komunën Çair.
Nga ora 9:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e Kapan-An Çarshi, nga ora 9:30 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Mirkovc, komuna Çuçer Sandevë, nga ora 10:30 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e vendit të quajtur Çardak-Çuçer Sandevë, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit e rr. "22" në Sopishte.
