Maqedoni

Vjedhje në një banesë në Gjorçe Petrov

10.04.2016 13:17

Një autor i panjohur me përdorimin e një vegle, më 7 prill të këtij viti, me dhunë e ka hapur derën e ballkonit të një banese...

Një autor i panjohur me përdorimin e një vegle, më 7 prill të këtij viti,  me dhunë  e ka hapur derën e ballkonit të një banese në rrugën "Socialistiçka Zora" në Shkup dhe ka kryer vjedhje të rëndë.
 
Siç informoi sot MPB-ja, nga banesa, pronësi e P.T. (66) janë vjedhë rreth 250 euro. Pastaj vjedhësi e ka braktisur vendin e ngjarjes, duke fituar dobi pronësore kundërligjore prej rreth 15.000 denarë.
 
Po ndërmeren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit./mia