Maqedoni
Idomeni: Migrantët përplasen me policinë e maqedonisë
10.04.2016 14:03
Policia e maqedonisë është detyruar të përdor gaz lotësjellës, për të ndalur migrantët nga Idomeni të cilët kanë bërë përpjekje...

Policia e maqedonisë është detyruar të përdor gaz lotësjellës, për të ndalur migrantët nga Idomeni të cilët kanë bërë përpjekje të kalojnë gardhin me tela që ndan Maqedoninë me Greqinë.
Por gazit lotsjellës migrantët i janë kundër përgjigjur me hedhjen e gurëve në drejtim të policisë.
Deri te incidenti ka ardhur pasi dje në Idomeni janë shpërndarë njoftime në gjuhën arabe për protestë në orën 9 të mëngjesit të sotëm.
Fillimisht 5 migrant kanë shkuar për të biseduar me policinë e Maqedonisë dhe kur ajo u ka thënë se kufiri nuk do të hapet, një grup prej 500 migrantësh kanë tentuar ta heqin gardhin me tela në vijën kufitare, pas çka ka pasuar intervenimi i policisë.
Bëhet e ditur se tentim për kalim ilegal të kufirit ka pasur nga tre grupe prej 500 deri në 700 migrantësh, edheatë nga pika kufitare 59 deri në fshatin Moin, por ata janë penguar nga policia e Maqedonisë.
Mediat greke kanë njoftuar se në tendën e mjekëve pa kufij në Idomeni disa migrant kanë kërkuar ndihmë mjeksore për shkak të problemeve me frymëmarrjen pas hedhjes së gazit lotësjellës.
Pas mbylljes së kufijve është rritur edhe numri i migrantëve që ilegalisht tentojnë të kalojnë nëpër Maqedoni.
Gjat ditës së djeshme policia ka kapur tre grupe migrantësh ilegal në Demirkapi, me çrast janë kapur 21 migrant nga Pakistani dhe Iraku.
Mbi 11, 200 migrant janë të bllokuar në kampin në Idomeni në veri të Greqisë, pasi vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë që në mes të shkurtit.
GYLTENE SINANI
