Ekonomi

Banka Popullore: Stabiliteti politik garanci për ekonomi stabile

10.04.2016 14:18

Sipas të dhënave të fundit të Bankës popullore saldoja e investimeve direkte në shtet, ka shënuar rënie...

Statistikat për këtë vit flasin se në muajin janar ishte 1.98 milion euro, ku krahasuar me janarin e vitit të kaluar tregon një ulje për 30 milion euro.
 
Kjo sipas Bankës Popullore të Maqedonisë nënkupton se ky është niveli më i ulët për pesë vitet e fundit.
 
Ndërsa edhe në vitin e kaluar në krahasim me vitin 2014 saldoja e investimeve direkte është për 48 milion euro më i vogël.
 
Ekonomistët  dhe ekspertet e kësaj fushe tash më disa here si gjatë këtij viti por dhe gjatë vitit të kaluar kanë thënë se faktor kyç për hyrje të investimeve të huaja në një shtet është stabiliteti politik, e jo ai financiar të cilën e ofron shteti.  
 
Maqedonia i liron investitorët e huaj në zonat industriale të mos paguajnë tatim, përjashtohen nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale për pagat e punëtorëve, nuk paguajnë TVSH-në, për importet e mallrave si dhe repromateriajaleve, nuk paguajnë një tarifë për tokën ndërtimore si dhe shumë lehtsime të tjera.
 
Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë, në dy dekadat e fundit kanë hyrë në vend afro 4 miliardë euro investime të huaja.
 
Investitori më i madh është Holanda ku nga ata vijnë një e pesta e investimeve, gjegjësisht 815 milionë euro, e ndjekur nga Austria me 484 milionë euro, Greqia me 433 milionë euro, Sllovenia me 396 milionë dhe Hungarinë me 324 milionë euro.
 
Mbi 60 për qind e të gjitha investimeve të huaja në vend vijnë nga këto pesë vende.
 
Guverantori i Bankës Popullore Bogov gjatë prezentimit të raportit të Bankës popullore tha se vazhdimi i krizës politike mund të shkaktoje rrezik për investimet e huaja në vend.
 
Banka Popullore, vlerësoi se ekonomija në vend sivjet ka shënuar rritje prej 4.1%, megjithatë nëse kriza eskalon edhe më tej atënerë ekziston rrezik real që ky projeksion të korigjohet në aspektin negative.
 
Guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov, gjithashtu la të kuptohet se zhvillimet politike filllimisht mund të reflektojnë tek investimet, të cilat llogariten si shtyllat kryesore të rritjes ekonomike.   
 
GAZMEND KURTISHI