Maqedoni
Roli i ministrave të ri të BDI-së; Ibraimi: Të ndikojnë në ngritjen e rejtingut partiak
10.04.2016 14:32
Emërimi i ministrave dhe zv/ministrave të ri të BDI-së në qeverinë teknike të kryeministrit Emil Dimitriev i shërben rritjes së rejtingut partiak...

Analisti Selim Ibraimi thotë se në këtë periudhë dy mujore deri në zgjedhjet e 5 qershorit, nuk ka kohë të mjaftueshme që funksionërt e ri të dëshmojnë aftësitë e tyre.
Arsye tjetër sipas Ibraimit në këtë periudhë është edhe kriza nëpër të cilën kalon Maqedonia.
“Nuk mendoj që mund të kenë një rol të madh për dy muaj pasiqë është një administratë aq e rënduar dhe për dy muaj nuk mund të sjellin asgjë të re në Maqedoni. Siç dihet Maqedonia kalon në një periudhë të rëndë të krizës politike dhe për dy muaj nuk mund që ministrat e rinj të tregohen në kontekst të zhvillimeve politike. Kjo i shërben partisë në drejtim të ngritjes së poenave politike”, shprehet analisti Selim Ibraimi.
Analisti Ibraimi hap edhe dilema të reja për arsyen e rifreskimit të qeverisë me emra të ri.
Përpos daljes nga kriza Brenda partiake, sipas tij ka edhe një arsye tjetër: rritja e konkurencës në frontin opozitar.
“Duhet parë në dy kontekste, e para dalja nga kriza partiake pas gjithë zhvillimeve të fundit dhe ndoshta për shkak të konkurencës politike që lideri i BDI-së ka parë apo analizuar dhe e ka pa si të nevojshme rifreskimin e rradhëve të BDI-së në kontekst të konkurencës politike që vjen nga opozita. Pra dy çështje janë këtu: konkurenca politike dhe rifreskimi me të rinjë për shkak të zhvillimeve politike dhe përgjimeve të fundit”, shprehet analisti Selim Ibraimi.
BDI shkarkoi funksionarët e saj duke emëruar ministra dhe zv/ministra të ri si në moshë ashtu edhe në politikë.
Më i moshuari është 37 vjet ndërkaq më i riu 26.
Vendimi për rifreskim të ekzekutivit pasoi skandalin e publikimit të bisedave private të funksionarëve të partisë.
Për kreun e partisë Ali Ahmeti besimi i posteve ministrore figurave të reja, u jep shans atyre të dëshmojnë aftësitë e tyre në ekzekutiv.
MERAL ISMAILI
