Kulturë
Kumanovë: U mbajt manifsetimi “Java kulturore shqiptare“ (FOTO)
10.04.2016 14:42
Me parakalimin e Ansambleve pjesëmarrëse nëpër rrugët dhe sheshin e qytetit mbrëmë në Kumanovë...

Me parakalimin e Ansambleve pjesëmarrëse nëpër rrugët dhe sheshin e qytetit mbrëmë në Kumanovë u mbajt edicioni i gjashtë i Javës kulturore shqiptare. Mjaft emocionuese dhe mbresëlënëse ishte atmosfera e krijuar gjatë parakalimit të shoqëruar me këngë dhe valle sidomos në sheshin e qytetit, që u përcoll nga qytetarë të shumtë.
Ndërkaq në Manifestimin e mbajtur në Pallatin e kulturës në Kumanovë, për rëndësinë e Javës kulturore shqiptare folën Agim Beluli, kryetar i “JKSH” dhe Behixhudin Shehapi, sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës.
“Falenderoj të gjitha “Ansamblet kulturore artistike dhe këngëtarët e estradës muzikore shqiptare për pjesmarrjen e tyre në Edicionin e gjashtë të “Javës kulturore shqiptare”. Shpresojmë që edhe edicionet tjera të na nderojnë me pjesmarrjen e tyre“, tha Agim Beluli – Kryetar i JKSH.
“Përgëzoj organizatorët e Javës kulturore shqiptare në Kumanovë për këtë Manifestim kulturorë. Ne edhe më tej do ta mbështesim JKSH-në, me tendencë që nga viti ardhshëm të shndërrohet në manifestim më të madh kulturorë, në Festival të mirëfilltë muzikorë”, tha Behixhudin Shehapi, sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës
Në pjesën artistike të këtij manifestimi morën pjesë Ansamblet e këngëve dhe valleve : “Emin Duraku“, “Shqiponja“ dhe “Ibe Palikuqi“ nga Shkupi, “Bajram Shabani“ nga Kumanova, “Gjilani” nga Gjilani dhe “Minatori“ nga Prishtina.
Por programin e pasuruan edhe këngëtarë të njohur të estradës muzikore shqiptare.
NEXHAT AQIFI




