Maqedoni

Gara e femrave në Shkup, vrapuan 1000 garuese

10.04.2016 15:12

Rreth 1000 garuese morën pjesë në garën e madhe të femrave në vrapim që u mbajt në Shkup, me çrast ato vrapuan dy kilometra rreth liqenit në Parkun e qytetit...

Vendi i parë i takoi Hajrie Azirit, Violeta Ivanoviq ishte e dyta, ndërsa në vendin e tretë u rradhit Bojana Naumovska.

Garueseve më të mira në disa kategori sipas moshës iu ndanë medalje dhe diploma, ndërsa u organizua edhe lotari për të gjithë pjesëmarrëset.

Gara është pjesë e aktiviteteve promovuese për ngjarjen sportive më masive në Maqedoni, Maratona e Shkupit që do të mbahet më 8 maj.

Deri tani për Maratonën e Shkupit janë paraqitur më shumë se 4.500 garues nga 38 shtete, ndërsa aplikimi për pjesëmarrje është i hapur deri më 29 prill prandaj numri i pjesëmarrësve pritet të rritet.

Gara e femrave është pjesë e aktiviteteve promovuese në Maratonën e Shkupit qëllimi i së cilës është që të popullarizohet vrapimi si aktivitet sportiv.

Mbetet të mbahet edhe gara e fëmijëve që ka për qëllim vrapimin t'ua afrojë edhe më të vegjëlve.