Maqedoni
Kallëzim penal për një shkupjan për prodhimtari dhe rishitje të drogës
10.04.2016 15:36
Sektori për punë të brendshme - Shkup, Njësia për tregti të palejuar me drogë, parashtroi kallëzim penal kundër I.S. (29) nga Shkupi...

Sektori për punë të brendshme - Shkup, Njësia për tregti të palejuar me drogë, parashtroi kallëzim penal kundër I.S. (29) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorë".
Siç informoi sot MPB-ja, në datën 8 të këtij muaji në rrugën "Kajlarska" nga nëpunësit policorë janë kryer legjitimim dhe kontroll indaj të denoncuarit, i cili ka qenë në shoqëri edhe me dy persona. Gjatë kontrollit, I.S. vellnetarisht ka dorëzuar katër ziper qese me materie bimore të panjohur.
Në bazë të urdhërit gjyqësor, ditën e njejtë është bastisur shtëpia e të denoncuarit. Atje janë gjetur 20 qese me materie bimore të panjohur, një ziper qese në të cilën ka pasur tetë fara nga bimës të panjohura, një ziper qese në të cilën ka pasur shtatë tableta të panjohura dhe një peshore digjitale, ngjyrë hiri me mbetje të materies bimore të panjohur.
Gjësendet e gjetura, gjatë kontrollit personal tek i denoncuari, si dhe gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, me vërtetim për marrje të përkohshme të gjësendeve janë dorëzuar për ekspertizë në MPB.
Është konstatuar se materia bimore nga katër ziper qeset e paketuara është me neto peshë deri në 3,96 gramë dhe paraqet drogë narkotike marihuanë. Materiali bimor i marrë gjatë bastisjes së shtëpisë dhe është me neto peshë prej 114, 4 gramë, ndërsa në sipërfaqen e peshores digjitale janë konstatuar gjurmë të kanabisit bimor dhe gjurmë të kokainës. Tetë farat vijnë nga bima e kanabisit, ndërsa është konstatuar edhe komponenta aktive në shtatë tableta - 3,4 (MDMA)- substancë psikotropikale-stimulues.
I denoncuari kalon në krim evidencën policore të evidentuar si kryerës i tre vjedhje të rënda./mia
