Maqedoni
BDI debaton për decentralizimin, synohet rritja e buxhetit të komunave
10.04.2016 16:09
Decentralizimi dhe zhvillimi rajonal ishte temë e debatit të cilën BDI e organizoi në vazhdën e aktiviteteve për përpilimin e platformës zgjedhore...
Decentralizimi dhe zhvillimi rajonal ishte temë e debatit të cilën BDI e organizoi në vazhdën e aktiviteteve për përpilimin e platformës zgjedhore, në të cilën morrën pjesë grupe të interest, kryetar komunash si dhe drejtor të qendrave rajonale.
Rritja e buxhetit të komunave, zhvillimi i barabartë rajonal, thellimi i bashkëpunimit ndërkomunal janë disa nga objektivat e BDI-së u theksua me këtë rast.
“BDI do të insistoj edhe më tutje që të ketë jnjë decentralizim të mirëfilltë dhe do të insistoj në respektimin e normës ligjore, domethënë të zbatimit të 1% nga BPV, për zhvillim të barabartë rajonal, si dhe do të insitoj në forcimin e kapaciteteve insitucionale, gjegjësiht resurseve njerëzore të ngritjes të qendrave rajonale”, shprehet drejtori i byrosë për zhvillim të barabartë rajonal Xhemail Elmazi.
“Decentralizimi ka qenë pike kyçe e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje e cila mund të themi se është themel I funskionimit të BDI-së dhe jo rastësisht tani të gjithë qytetarët dhe të gjithë njerëzit që kanë idea për të ardhmen e nivelit të zhvillimit rajonal apo të decentralizimit mund të japin sygjerimet, kritikat apo idetë e tyre”, shprehet Artin Spahiu nga departamenti për program zgjedhor të BDI-së.
Ndërsa sa i përket thithjes së IPA fondeve nga ana e komunave shqiptare, drejtori i byrosë për zhvillim rajonal Elmazi the se nuk janë të mjaftueshme, por tendenca është që ato të jenë të konkuruese, sepse kriteteret e thithjes së IPA fondeve janë rigoroze, dhe në këtë drejtim ai përmendi se do të bëjnë trajnimin e administrates së komunave, në mënyrë që ato të jenë më të përgatitur në këtë segment.
ERSAN PAJAZITI
