Sportet E Tjera

Pacquaio e mbyll me fitoren karrierën e tij

10.04.2016 16:21

Manny Pacquaio e mbyll me fitore aventurën e tij në boksin profesionist...

Në MGM Grand Arena të Las Vegasit aty ky një vit më parë u mund nga Floyd Mayweather në ndeshjen më fitimprurëse nga ana financiare në historinë e këtij sporti, boksieri filipinas mposhti me pikë amerikanin Tymothy Bradley.
 
Pacquaio i cili nga tani e tutje do t’i përkushtohet tërësisht politikës bëri edhe një sforco të fundit për të kënaqur 14 mijë të pranishmit në MGM Grand Arena të Las Vegasit, që e mbështetën fuqishëm gjatë gjithë takimit.
 
Pavarësisht se përballë tij ishte një boksier mjaft premtues si Tymothy Bradley që  përpara kësaj sfide kishte pësuar vetëm një humbje në karrierë teksa numëronte edhe 33 fitore dhe 2 barazime, i ashtuquajtur Pac Man arriti të shfaqte gjithë potencialin e tij.
 
Në 6 raundet e para amerikani rezistoi mirë përballë filipinasit por më pas ndeshja kishte vetëm një drejtim dhe u dominua e gjitha nga Pacquaio.
 
Me këtë fitore 37-vjecari e mbylli karrierën në boksin profesionist me një bilanc prej 58 suksesesh, 6 barazimesh dhe vetëm 2 humbjesh.
 
Pas Floyd Mayweather, sporti i boksit humbet kështu një tjetër protagonist, e sigurtë është që nuk do të jetë e thjeshtë të zëvendësohet asnjëri prej të dyve.